Katër të arrestuarit në Itali mblidhnin fonde për të financuar imamin e arrestuar për terrorizëm në Shqipëri

Shqipëria

Katër të arrestuarit në Itali mblidhnin fonde për të financuar imamin e arrestuar për terrorizëm në Shqipëri

Më: 14 mars 2022 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Autoritetet italiane kanë zbardhur detajet e arrestimit të katër shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm ndërkombëtar në Itali.

Operacioni i koduar “Ushtari i padukshëm” ka nisur hetimet më prill të 2020 nën bashkëpunimin e Drejtorisë së Policisë së Parandalimit të terrorizmit të huaj e Drejtorisë së Antimafias e antiterrorizmit të Barit e Cuneo.

Sipas aktakuzës, katër shqiptarët e arrestuar  ishin organizues fondesh për qëllim terrorizmi ndërkombëtar.

Ata ishin iniciatorë të një fushate fondesh të cilat do të shërbenin shërbenin për të ndihmuar e asistuar një Imam shqiptar i arrestuar nga autoritetet shqiptare në prill të 2014.

Ai akuzohet si organizues i një celule terroriste që rekrutonte luftëtarë të ISIS nga territori i Ballkanik e që propagandonte doktrinën xhihadiste në disa xhami të këtij territori.

Imami është dënuar 17 vite nga drejtësia shqiptare.

Hetimet e bazuara në teknikat moderne të monitorimit të komunimit në ëeb, kanë identifikuar se katër shqiptarët e arrestuar mbështesnin propagandën filo xhihadiste e shpërndanin komunikata e dokumenta të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi.

Dokumentat në shqip redaktoheshin nga imami shqiptar i dënuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat