Basha: Qeveria bën sikur ndihmon qytetarët, por po programon më shumë taksa

Shqipëria

Basha: Qeveria bën sikur ndihmon qytetarët, por po programon më shumë taksa

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:29
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka akuzuar Qeverinë e Shqipërisë se janë duke programuar më shumë taksa për qytetarët e vendit.

Basha shton se qeveria do të rikthejë taksën për bizneset e vogla dhe se një sërë të tjerash që do ta rëndojnë dhe më shumë gjendjen.

“Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim. Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.

Zgjidhje ka. Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë. Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët”, ka shkruar Basha në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat