Kërkohet largimi i Bashës/ Anëtarët e njësisë 8 në Tiranë shkojnë në seline e PD

Shqipëria

Kërkohet largimi i Bashës/ Anëtarët e njësisë 8 në Tiranë shkojnë në seline e PD

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:49
Lulzim Basha

Një ditë pasi kryetari i PD për njësinë 8 në kryeqytet Pëllumb Seferi, mbështeti Lulzim Bashën në krye të PD, demokratët e kësaj dege kanë kërkuar largimin e Bashës.

Anëtarët e kësaj njësie erdhën në selinë e Partisë Demokratike për të deklaruar se e gjithë dega është kundër Bashës, dhe Pëllumb Seferi nuk përfaqëson demokratët.

“Lulzim Basha është shkarkuar nga Kuvendi dhe detyra e tij është që të largohet nga zyrat e selisë së PD-së.”,– kanë deklaruar anëtarët e njësisë 8.

Sipas tyre, Basha duhet të hapë rrugën për zgjedhjet të reja në PD. Dyert e selisë kanë qenë të mbyllura dhe pas deklaratës anëtarët e njësisë 8 u larguan nga partia demokratike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat