Një vajzë që mori mikrofonin për të folur në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, është përzënë nga protestuesit e tjerë pasi nisi të mbështeste kryeministrin Edi Rama.
Fjalimi i saj ishte një elozhe për Ramën. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, iu drejtua ajo kryemistrit, por nuk mundi të flasë më gjatë pasi protestuesit e zbritën poshtë dhe e përzunë nga protesta.
“Unë këtu kam ardhur që t’i bëj një kërkesë kryeministri tonë, pasi e di që ai i dëgjon të gjitha. Në nuk të kërkojmë të ikësh, ne të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë në të gjithë këto vite, që jam e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot. Është diçka që e ka bërë vërtet. Askush nuk do ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ashtu siç jam dhe unë dhe jemi shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh me syrin e një artisti që je”.
Protestuesit e tjerë e akuzuan se është e infiltruar e partisë, po ajo tha se “nuk është fare politikë, nuk jaa me asnjë parti”.