Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve.
Kjo u njoftua të shtunën para mbledhjes se grupit parlamentar demokrat nga kryetari Lulzim Basha.
Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe të ushqimeve ka shkaktuar një protestë kombëtare qytetare prej shtatë ditësh.
Panorama ka siguruar dokumentin kërkesë që i ka drejtuar Kuvendit kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.
“Vlerësojmë se detyra jonë si deputet, të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme. Prandaj kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e datës 17.3.2022”, thuhet ne kerkese.