Nis dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

Shqipëria

Nis dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët marshojnë nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Ka nisur dita e 7-të e protestës kundër rritjes së çmimeve.

Qytetarët kanë janë grumbulluar në sheshin Skënderbej dhe prej aty kanë nisur marshimin përmes bulevardit Dëshmorët e Kombit drejt Kryeministrisë.

Siç shihet dhe nga pamjet, të rinj me flamuj kombëtar në dhe banderola kundër rritjes së çmimeve pritet të mbajnë protestën e 7-të radhazi në Tiranë.

Duket se protestuesit nuk kanë rënë dakord me paketën e rezistencës sociale të prezantuar nga qeveria për të përballuar rritjen e çmimeve që ka ardhur si pasojë e luftës në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat