Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Më: 16 mars 2022 Në ora: 06:58
Foto ilustrim

Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme do të vijojë edhe gjatë ditës së martë duke kushtëzuar mot të kthjellët në ultësirën perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.

Orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat