Grida Duma e prerë: Lulzim Basha ka afat deri nesër

Shqipëria

Grida Duma e prerë: Lulzim Basha ka afat deri nesër

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:56
Grida Duma

Ish nënkryetarja e PD e dorëhequr tashmë, deputetja Grida Duma, është treguar sërish e prerë në qëndrimin e saj ndaj kryetarit Lulzim Basha.

Duke folur për situatën e krijuar në PD pas zgjedhjeve të 6 marsit, Duma ka përsëritur dorëheqjen e Bashës, e madje sipas saj ai ka afat deri nesër.
Grida Duma u shpreh se PD nuk duhet të zvogëlohet e të dalë forcë e tretë. Ata që i shkaktuan dëm, tha ajo, duhet të dorëhiqen.

‘I kemi lënë afat deri nesër për të bërë hapa pas sikundër edhe ai kërkoi pak kohë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji se si mund të shpëtohet PD. Ndërtimi i një komisioni nga deputetët e Grupit Parlamentar dhe ata të Foltores të cilët duhet ta çojnë PD të bashkuar drejt zgjedhjeve’.

Grida Duma ishte në një takim që u organizua në Universitetin e Elbasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat