Gjykata e Tiranës ka pushuar çështjen ndaj Viktor Markut dhe Sebastian Malit për vrasjen e Hekuran Billës.
Nga hetimet për më shumë se 1 vit e gjysmë nuk janë gjetur prova për të çuar pas hekurave Markun dhe Malin që dyshoheshin si organizatorë.
Kjo bën që të shuhet masa e sigurisë për dy të dyshuarit dhe hetimet të kthehen në pikën fillestare.