Kjo e shtunë do të karakterizohet nga kthjellime dhe herë pas here alternime vranësirash në zonat qendrore dhe veriore.
Në jug të vendit parashikohen reshje të izoluara shiu gjatë ditës, ndërsa në juglindje do të ketë rikthim të reshjeve të borës.
Temperaturat do të variojnë nga -2°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.