Protesta, policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët, përplaset me protestuesit

Shqipëria

Protesta, policia ndërhyn për të shpërndarë qytetarët, përplaset me protestuesit

Më: 19 mars 2022 Në ora: 18:20
Protesta në Shqipëri

Ora News, mëson se policia ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga sheshi përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë qytetarët janë pëplasur me efektivët duke iu drejtuar: Mos më prek me dorë, hiqi duar nga unë. 

"Ju jeni polici private e një individi, nuk jeni më policia e shtetit shqiptarë. S'ju vje turp"

"Jeni kafshë, si s'ju vjen turp. Kështu e mbroni popullin ju."

Qindra qytetarë po protestojnë para Kryeministrisë kundër rritjes çmimeve dhe vendosjen e minimumit jetik.

Ata kanë paralajmëruar se do të qëndrojnë 24 orë në protestë, ndërkohë që me vete kanë marrë dhe batanije e ushqim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat