Bordi kapi karburantet duke shitur me çmim të lartë dhe i gjobiti, Rama bën postimin

Shqipëria

Bordi kapi karburantet duke shitur me çmim të lartë dhe i gjobiti, Rama bën postimin

Më: 19 mars 2022 Në ora: 19:14
Edi Rama

Bordi i Karburanteve gjobit dy pika karburanti që shitën me çmim më të lartë, Rama bën publikimin.

Postimi i Plotë nga kryeministri, Edi Rama:

Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor. Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit👊

🔴 Boll i ngre çmimet papushim kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çdo ngritje për fitim në kurriz të popullit do të ndëshkohet siç e kërkon kjo gjendje lufte në tregjet ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat