Berisha mban sot Foltoren e radhës

Shqipëria

Berisha mban sot Foltoren e radhës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:17
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë ditën e sotme Foltoren e radhës me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Berisha thekson se takimi do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Divani Caravel Hotel në Athinë.

Ndërsa takimi i ish kryeministrit do të transmetohet në kanalin e Youtube.

“Të nderuar kolegë, nesër më datë 20 Mars, në ora 12:00, lideri historik i Partisë Demokratike mban “Foltoren” e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Transmetimi i Foltores do të mundësohet drejtepërdrejtë me anë të regjisë qendrore dhe kanalit zyrtar Youtube të z.Berisha”, thuhet në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat