Zjarr në Fushë Krujë, flakët rrezikonin linjën e tensionit të lartë

Shqipëria

Zjarr në Fushë Krujë, flakët rrezikonin linjën e tensionit të lartë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Mbrëmjen e sotme, në Derven të Fushë-Krujës ka rënë një zjarr, i cili falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve të Fushë Krujës është shuar.

Zjarri ka rënë në një kanal me shkurre pranë të cilit kalon dhe linja e tensionit të lartë e cila rrezikohej nëse flakët do të përhapeshin.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin duke shmangur dhe rrezikun e pasojave të përhapjes se mëtejshme të tij në zonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat