Me pesë thasë me kanabis në makinë, arrestohen tre shtetas në Lezhë

Shqipëria

Me pesë thasë me kanabis në makinë, arrestohen tre shtetas në Lezhë

Më: 21 mars 2022 Në ora: 10:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Tre shtetas janë arrestuar këtë të hënë në Lezhë pasi dyshohet se tregtonin lëndë narkotike të llojit kanabis.

Gjatë kontrollit të policisë të dy automjete në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, në një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues Izmir Dervishin gjetën 5 thasë plastmasi të mbushur me bimë kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.

Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin shtetasit Durim  Mehmedaj dhe Erdgys Arrazi të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Të tre këta shtetas u arrestuan dhe do të hetohen nga Prokuroria e Lezhës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat