Një zjarr ka rënë në kodrën e Mimiasit në Berat dhe për pasojë janë djegur dhjetëra pemë me fiq dhe vreshta.
Zjarri po përparon, ndërsa era është duke e favorizuar.
Zjarrfikëset e kanë të pamundur futjen në zonë të mjeteve për shkak të mungesës së rrugës. Punonjësit janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar pa dashje nga banorët e zonës.