Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Berisha ka thënë se bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparesia e PD-së!
Berisha ka thënë se rikthimi tek vota e lirë, është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së.
“Bashkimi i demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre është përparesia e PD-së!
Të dashur miq, rikthimi tek vota e lirë e çdo demokrati dhe njohja e kontributeve të gjithësecilit është rruga e vetme që sjell bashkimin dhe më pas fitoren e PD-së.
Ftoj demokratet dhe demokratët kudo që janë të punojmë se bashku për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte, me të hapur. Rroftë Partia Demokratike! Sb”, shkroi ish kryeministri.
Sot Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.
“Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD-së”, u shpreh Basha.
Vendimi u mor gjatë një mbledhje të Kryesisë së PD-së, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve të PD-së.
Vendimi i Bashës vjen pas rezultatit në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku PD doli e treta në 5 nga 6 bashki.