Basha dha dorëheqjen por PD mbetet e blinduar. E thotë Bislim Ahmetaj kryetari i Grupimit të dhjetorit 1990.
Në një prononcim për median jashtë selisë së PD-së Ahmetaj thotë se ata ende nuk mund të hyjnë në seli ku dhe kanë zyrën pasi PD mbetet e blinduar.
‘Ne jemi këtu, ne pavarësisht se akoma nuk janë hapur zyrat, akoma janë të blinduara, janë akoma më brava të ndërruara, ne jemi në Partinë Demokratike dhe gjatë kësaj kohe kemi qenë këtu, aty ku na është lejuar.
Ahmetaj madje ofrohet të jetë negociator për një takim mes kryetarit të Komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj me komisionin e Rithemelimit, dhe kujton se ka arritur të ulë Sali Berishën me Ilir Metën në një kohë kur studentët kanë qenë në grevë urie.
"Ne do të hymë në Partinë Demokratike në momëntin e parë që i ngarkuari me punë zoti Alibeaj do të ulet në tryezën e bisedimeve me komisionin e rithemelimit, ne do të bëjmë cfarë është e mundur që të ulim Alibeajn me grupin e Rithemelimit'