Meta uron besimtarët bektashianë: Pranvera dhe demokracia do të triumfojnë përherë!

Shqipëria

Meta uron besimtarët bektashianë: Pranvera dhe demokracia do të triumfojnë përherë!

Më: 22 mars 2022 Në ora: 14:12
Pamje nga takimi

Presidenti i Republikës ka uruar besimtarët bektashian festën e Sulltan Novruzit.

Pasi vizitoi Selinë e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, dhe takoi Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Meta ka uruar për “Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari, për një të ardhme më të ndritur dhe më të begatë.

Për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë, më të zhvilluar, më demokratike dhe plotësisht europiane”.

Pranvera dhe Demokracia, në sintoni të plotë me njëra-tjetrën, do të triumfojnë përherë, e mbyll Meta urimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat