Shfaqet vatra e parë e gripit të shpendëve në Dibër

Shqipëria

Shfaqet vatra e parë e gripit të shpendëve në Dibër

Më: 23 mars 2022 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Edhe Qarku Dibër nuk i ka shpëtuar prekjes nga gripi i shpendëve.

Mësohet se rastet e para janë shfaqur në fshatin Rrethe Kalë në Njësinë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër.

Deri tani sipas banorëve kanë ngordhur rreth 200 pula në ekonomi të vogëla të këtij fshati. Banorët thonë se ngordhja e pulave ka qenë e mënjehershme.

Për të parë nga afër situatën në fshat kanë mbërritur inspektorët e AKU Dibër por pa dhënë asnjë detaj të vatrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat