Mblidhet Komiteti i Energjisë/ Balluku: Garantojmë se nuk do të mungojë energjia për qytetarët

Shqipëria

Mblidhet Komiteti i Energjisë/ Balluku: Garantojmë se nuk do të mungojë energjia për qytetarët

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:20
Belinda Balluku

Komiteti i Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me situatën e çmimeve.

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku tha se KESH ka qenë në gatishmëri dhe se energjia për qytetarët nuk do të mungojë.

“Menaxhimi bërë nga KESH është i mirë. Jemi treguar të kujdesshëm nga blerjet dhe i kemi njoftuar qytetarët se kush janë çmimet që përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar.

Pra kjo situatë po menaxhohet dhe KESH është në gatishmëri. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet për familjarët, biznesin familjar. Pavarësisht kushteve që na ka vendosur moti, ne do të tregojmë gatishmërinë tonë për të mundësuar energjinë.”, tha Balluku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat