18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria

18 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:55
Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19 nga 550 testime të kryera dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Më së shumti raste të reja janë shënuar në Tiranë 8. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.256.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 273.164 raste, 269.256 janë shëruar, 419 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.489 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat