Berisha për shpalljen e humoristit Gaz Paja si investitor strategjik: Vjedhje e hapur e bregdetit!

Shqipëria

Berisha për shpalljen e humoristit Gaz Paja si investitor strategjik: Vjedhje e hapur e bregdetit!

Më: 23 mars 2022 Në ora: 22:31
Sali Berisha

Ish-kryeministri Berisha reagoi për shpalljen e humoristit Gaz Paja si investitor strategjik që përfiton 133 mijë metër katrorë tokë në bregdetin e Dhërmiut.

Në një status në rrjetet sociale, Berisha e quan këtë një vjedhje të hapur, një dhuratë që Rama ia bën aktorit në “serialin e vjedhjeve të narkoqeverisë”.

Postimi:

Një vjedhje e hapur e Edvin Ramës me Gaz Pajën!

Ja se si Rama dhe Paja lumturojnë njëri-tjetrin me 133 mijë metër katror në Dhërmi për ndërtimin e Resortit “Lumturia”.

Për këtë qëllim Gaz Paja me një VKM shpallet aksioner STRATEGJIK dhe merr dhuratën e përbashkët me Ramën! Vjedhja e fundit në serialin e vjedhjeve të narkoqeverise.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat