Aksident në Fushë Krujë, ndërron jetë një nga të lënduarit

Shqipëria

Aksident në Fushë Krujë, ndërron jetë një nga të lënduarit

Më: 23 mars 2022 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Një aksident trefishtë ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë-Thumanë në afërsi të Dervenit, pranë një karburanti. Sipas raportimeve 4 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa një prej tyre ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Sipas burimeve një tjetër i plagosur është në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër është në gjendje më të lehtë.

Një nga të plagosurit, i identifikuar si Dervish Allamani, kishte mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa u nxorr i gjallë nga forcat zjarrfikëse dhe u nis me ambulancë për tu mjekuar drejt spitalit të Traumës.

Në aksident janë përshirë një makinë tip 'Benz' me targë AA 385 TL', një 'Golf' me targa 'AB 700 XG' dhe një 'Benz' tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat