Aksident në Bulqizë, plagosen dy persona

Shqipëria

Aksident në Bulqizë, plagosen dy persona

Më: 24 mars 2022 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një aksident rrugor ka ndodh në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi në Fushë Bulqizë ku një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasoje janë plagosur shoferi dhe një nga pasagjerët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar. Siç shihet edhe nga pamjet makina është përmbysur në pjesën anësore të rrugës.

Aksidenti fillimisht është pikasur nga drejtuesit e automjeteve të cilët kanë njoftuar policinë.

Pas aksidentit ambulance ka transportuar dy të plagosurit drejt spitalit të Bulqizës, ku u është dhënë ndihma e parë. Burime pranë këtij spitali bëjnë me dije se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë burime pranë policisë bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të të drejtuesit të automjetit, por nuk përjashtohet edhe shpejtësia e madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat