Rama e nis ditën me pamje nga rezistenca ukrainase

Shqipëria

Rama e nis ditën me pamje nga rezistenca ukrainase

Më: 24 mars 2022 Në ora: 10:38
Flamuri ukrainas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur ditën me një video të rezistencës së forcave të Ukrainës karshi pushtimit të Rusisë.

Në këtë video paraqitet një përmbledhje e ngjarjeve që tronditën jo veç Ukrainën, teksa shihen njerëz të vrarë në rrugë e mes tyre edhe fëmijë, shtëpi të shkatërruara – pamje që reflektojnë vuajtje dhe shpresë.

Kujtojmë se sot janë bërë një muaj që prej kur Rusia pushtoi Ukrainën, teksa u përball me rezistencë të fortë nga vendasit.

KUJDES, NË VIDEO KA PAMJE TË RËNDA!

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat