Zjarr në një servis makinash në Pogradec/ Digjen 6 automjete

Shqipëria

Zjarr në një servis makinash në Pogradec/ Digjen 6 automjete

Më: 25 mars 2022 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një zjarr i madh ka rëne ne oret e para të mëngjesit ne një servis makinash në Pogradec.

Policia bën me dije se rreth orës 04:00 në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat