Gjobitet Ervin Salianji për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja sa është gjoba

Shqipëria

Gjobitet Ervin Salianji për fyerje ndaj Evi Kokalarit, ja sa është gjoba

Më: 25 mars 2022 Në ora: 10:44
Ervin Salianji/ Evi Kokalari

Deputeti demokrat Ervion Salianji është dënuar me 50000 lekë gjobë për fyerje ndaj Evi Kokalarit.

Gjykata bazuar në nenet 59-60, 384 dhe 388 të Kodit të Procedurës Penale si dhe në nenet 119/2 dhe 120/2 të Kodit Penal

VENDOSI:

- Deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit Ervin Salianji për veprën penale "shpifje" në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale

- Deklarimin fajtor të të akuzuarit Ervin Salianji  për veprën penale "fyerje" në dëm të viktimës akuzuese Evi Kokalari  dhe dënimin e tij me 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë.

- Në zbatim të nenit 34 të Kodit Penal gjoba do të paguhet brenda një viti nga i akuzuari Ervin Salianji nga marrja formë e prerë e këtij vendimi

- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të akuzuarit Ervin Salianji

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 15 ditëve

Evi Kokalari ka paditur në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji, për shpifje dhe fyerje më 22 nëntor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat