Zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci ditën e sotme raportoi sërish lidhur me gripin e shpendëve dhe tha se vijon asgjësimi i kafshëve të ngordhura në përputhje me protokollin.
Ministrja ritheksoi edhe nëj herë se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorin konsumi i vezëve dhe mishi i shpendëve nëse gatuhen ne më shumë se 70 gradë.
Gjeci: Në zonat e karantinuara janë veterinerët në monitorim të situatës. Aktualisht kemi konfirmimin e një vatre të re në qarkun Fier, bashkia Divjakë dhe një në Devoll. Me identifikimin e vatrave të reja po shtrihen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrollin në gjithë territorin e vendit dhe deri tani nuk janë evidentuar shkelje. Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik nga vezët dhe mishi i blerë në vendet e certifikuara dhe të gatuara me më shumë se 70 gradë. Në faqen tona gjeni informacionin e nevojshëm për qytetarët dhe fermerët