Partia Demokratike është përfshirë gjatë këtyre nga një përçarje e demokratëve dhe Kuvendi Kombëtar i ish-kryeministri Sali Berisha është certifikuar nga Gjykata. Të dielën, Berisha ka zhvilluar dhe një takim me qytetarët e Tepelenës, ku ka bërë thirrje për bashkim.
Gjatë fjalës së tij në Tepelenë, Berisha tha edhe se “regjimi” sot në Shqipëri është në revansh të plotë sepse sipas tij ia doli të ndikojë edhe në krizën në Partinë Demokratike.
“Sot PD siç ka nevojë zogu për ajrin ka nevojë për bashkimin e saj. Ka nevoje që çdo anëtar, mbështetës, të lërë mënjanë çdo zemërthyerje, të bashkojë të mprehim, mobilizojmë energjitë tona për një betejë të rëndësishme që na pret përpara, betejë e regjimin më të rrezikshëm që bazon veprimtarinë e tij mbi vjedhjen e krimit, që kriza po e nxjerr çdo ditë se çfarë fatkeqësie përfaqëson për shqiptarët.
Ka një agresion barbar ndaj një vendi të lirë që po qëndron në mënyrë më heroike me forcën e lirisë së njerëzve të lirë. Ukrainasit po përballen me një nga ushtritë më të armatosura. Kjo luftë ka krijuar çrregullime të pamohueshme në treg por ato në Shqipëri janë bërë më të zeza se në çdo vend tjetër të Europës. Çdo situatë e vështirë ne na bëhet më e rëndë”, u shpreh Berisha.
Kriza e çmimeve të hidrokarbureve, Berisha akuzon qeverinë se po vjedh qytetarët
Nga takimi i Foltores në Tepelenë, ish-kryeministri Sali Berisha foli për situatën e krizës energjitike dhe të çmimeve të hidrokarbureve në vendin tonë. Ai tha se kjo krizë nuk është për shkak të luftës në Ukrainë, por denoncoi qeverinë se po vjedh qytetarët.
“Tani qeveria kanë veshur lëkurën e qengjit dhe dalin nëpër dyqane ministrat me kryeministrin gjoja po merren me cmimet e qajnë hallin tuaj.
Energjia elektrike në Shqipëri ka koston më të ulët në Evropë. Pse? Se prodhohet e tëra nga uji dhe se 2/3 e saj prodhohen nga hidrocentralet që e kanë nxjerrë veten 10 herë me shpenzimet e bëra. S’ka asnjë lidhje me naftën e gazin në Shqipëri e megjithatë, cfarë bënë? Krim të tmerrshëm. Në 2021, janë prodhuar në Shqipëri sa kurrë në historinë e vendit falë hidrocentraleve të reja.
Këta shitën, hapën turbinat nga Fierza deri në Vaun e Dejës shitën me 42 euro megavatin në një kohë kur në treg shitej me 130 euro.
Si u bë kjo? Po, ai që e bleu e shiti prapë me 130 euro por këtë diferencën e ndau me ministrin, kryeministrin, e drejtorin. Tani Fierza ka rënë në fund po shkon drejt vdekjes në vend që të ruhej. Në 20 shtator kishin shpenzuar 29 metër lartësi e tani e ka fajin lufta. Po cila luftë? E ka fajin vjedhja”, tha Berisha.
“Me ushqimet nuk luhet, loja më e rrezikshme që bëhet”
Berisha u shpreh se sot koha i thërret demokratët në betejë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. “Me ushqimet nuk luhet. Është loja më e rrezikshme që bëhet. Ka vetëm një zgjidhje. Kompensimi i plotë i rritjes së çmimit të tyre.”
Ai tha se PD kaloi një krizë dhe ish-kryetari Lulzim Basha tentoi ta kthejë selinë në bunker. “Ne e kaluam një krizë dhe ish kryetari i PD dha dorëheqjen si e tha vetë ai për zhvillimet nga 9 shtatori deri sot. Unë ju them ju se asnjë demokrat i Tepelenës apo e Shqipërisë që gjatë këtyre muajve ndoqi në një mënyrë apo tjetër ish kryetarin nuk ka asnjë përgjegjësi për vendimin e 9 Shtatorit sepse ai nuk pyeti njeri. Nuk pyeti institucionet. Ndaj dhe askush nuk ka të drejtë të akuzojë tjetrin për këtë dhe as të pranojë të bëhet autori i një vendimi të tillë. Dje po hiqeshin dyert. A mund të imagjinoni. E ardhmja me bunker. A ishin normale apo nuk ishte normale, nuk mund të them".
Berisha tregon bisedën me kryetarin e komanduar, Enkelejd Alibeaj
Berisha tregoi edhe bisedën që ka pasur me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj dhe kërkesën e tij për t’u tërhequr “Unë para se të bëj një prononcim në seli unë takova palën që mendon ndryshe. Para se të dal me gazetarët. Këto fjalë u thashë. Por le të jemi të hapur. Në dialogun me Alibeaj më thotë me non grata nuk fiton PD. Prandaj duhet të japësh dorëheqjen. I them shiko edhe në vitin 1997, nuk kishte njeri që besonte se ne do fitonim por ja që fituam, erdhi viti 2005 dhe demokratët ia dolën të ndryshojnë Shqipërinë. Ta anëtarësojnë në NATO dhe sot jemi në NATO”, u shpreh Berisha.
Thirrja për protesta: Të mbushim sa më shpejt rrugët e sheshet
Ish kryeministri ftoi qytetaret te mbushin sheshet kunder qeverise, pak dite pasi lajmeroi se PD do udheheqe valen tjeter te protestave.
“Ndaj e thashë po të ishte në zyrë do i shtrëngoja dorën do e takoja Bashën është deputeti PD. Ne nuk përjashtojmë ne por një gjë ka, jam i detyruar të mbroj interesat tuaja. Po të dëgjoja unë në 98 ambasadorët e merrni vesh ku do ishim. Ndaj ju ftoj të bashkohemi të mbushim sa më shpejt rrugët e sheshet kundër këtij regjimi që duhet t’i ketë kohët e numëruara.
Unë pata diskutim edhe me Gazment Bardhin, Dhe e thashë që po të ishte Lulzim Basha në zyrë do e kisha takuar edhe atë. Ju ftoj të bashkohemi kundër këtij regjimi që duhet t’i ketë ditën e numëruara”, u shpreh Sali Berisha.