Analisti Kreshnik Spahiu në një lidhje skype në emisionin Open në Top Channel tha se fajin për rritjen e çmimit të karburanteve e ka shteti shqiptar.
Ai tha se është vendosur një çmim abuziv pasi në të gjitha vendet ku merret nafta ka çmim fiks.
“Në të gjitha analizat, përgjegjësinë për rritjen e çmimit e ka qeveria dhe jo tregtarët e naftës. Do ju jap një sërë arsyesh. Shqipëria importon 100% të naftës. Në momentin që Shqipëria u zhvesh nga pronësia e prona e saj, dhe e ka lënë në dorë të paditur, ka ardhur ky çmim abuziv.
Shqiptarët të kuptojnë që ndryshe nga produktet e tjera, nafta ka çmim fiks. A e merr në Moskë, a Arabi Saudite, ka të njëjtin çmim”, tha Spahiu.