Meta: Hapja e negociatave për Shqipërinë është njëjtë e rëndësishme për BE-në

Shqipëria

Meta: Hapja e negociatave për Shqipërinë është njëjtë e rëndësishme për BE-në

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:05
Foto nga takimi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerëson se hapja e negociatave për shtetin që drejton por edhe Maqedoninë e Veriut ka rëndësi të njëjtë edhe për Bashkimin Evropian.

Këtë Meta e ka thënë pas takimit lamtumirës të BE-së, Luigi Soreca.

“Në kontekstin e zhvillimeve të fundit evidentova rëndësinë që ka linjëzimi i plotë i politikës së jashtme e sigurisë së Shqipërisë me atë të Be-së, përfshirë me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë”, është shprehur Meta.

“Theksova domosdoshmërinë e forcimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe respektimit të të drejtave të njeriut, si shtyllat kryesore të funksionimit të shtetit në një vend, që aspiron anëtarësimin në BE”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat