Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka kerkuar mbledhjen me urgjence te Keshillit te Mandateve ne Kuvend per kerkesen e SPAK qe te autorizohet arrestimi i deputetit te PS, Alqi Bllako.
Ne nje reagim ne rrjetet sociale, Alibeaj thote se Partia Demokratike “është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më i lartë i përfshirë”.
REAGIMI I PLOTE I ENKELEJD ALIBEAJ
Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.
Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.
Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë.