Situata e gripit të shpendëve, ministria e Bujqësisë: Asnjë rast i ri në 24 orët e fundit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin

Shqipëria

Situata e gripit të shpendëve, ministria e Bujqësisë: Asnjë rast i ri në 24 orët e fundit, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:22
Ermira Gjeçi.

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar këtë të martë se në 24 orët e fundit nuk është konfirmuar asnjë rast i ri me gripin e shpendëve.

“Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër”, tha zv ministrja Ermira Gjeçi.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vazhdon kontrollet në të gjithë territorin e vendit dhe sipas zv ministres deri tani nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

KONFERENCË PËR MEDIAT

Mbi situatën e gripit të shpendëve në vendin tonë, në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar nga ISUV, dhe po ashtu asnjë denoncim apo njoftim në numrin e gjelbër.

AKVMB vazhdon monitorimin e situatës me veterinerët zyrtarë të shërbimit me kontrolle në ferma me drejtim prodhimtari vezë, mishi dhe miks, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Nuk ka vatra të tjera të raportuara apo dyshuara nga kontrollet e kryera për monitorim.

Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rregullisht kontrollet në të gjithë territorin e vendit. Nuk janë konstatuar shkelje apo problematika.

Në 24 orët e fundit
• Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmruar
• Nuk kemi vatra të reja infeksioni
• Nuk kemi asnjë stabiliment me drejtim prodhim për mish të infektuar
• Vazhdojmë fushatën sensibilizuese për informimin e fermerëve mbi evidentimin dhe raportimin e rasteve të dyshuara.
• Vazhdojmë monitorimin e të gjithë territorit

Garantojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licensuara janë të sigurta.

Informacioni i nevojshëm për konsumatorët dhe fermerët gjendet në faqet e webit të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat