Konflikti me 2 të plagosur në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Shqipëria

Konflikti me 2 të plagosur në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

Më: 29 mars 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 të rinjtë të cilët u përfshinë në sherr orët e para të mëngjesit të 27 marsit. Ngjarja ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut dhe si pasojë e konfliktit 2 persona mbetën të plagosur.

Policia bën me dije se ka bërë arrestimin e M. D., 26 vjeç, M. D., 27 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje" kryer në bashkëpunim dhe  S. S., 39 vjeç, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi G. B., 26 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë.

"Këta shtetas, janë konfliktuar dhe goditur me njëri-tjetrin me mjete të mprehta, dhe si pasojë e goditjeve janë dëmtuar shtetasi M. D., dhe S. S., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat