Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në kryqëzimin e Fllakës.
Një kamionçinë që po transportonte të brendshme pulash është përplasur me një automjet ditën e djeshme dhe si pasojë një sasi e konsiderueshme e mbetjeve është derdhur në rrugë.
Ndërkohë akoma nuk dihet origjina e mbetjeve dhe as destinacioni i tyre, por dyshohen se janë me grip dhe po tentohej të asgjësoheshin.
Durrësit është një vatër e gripit të shpendëve dhe tre pularitë më të mëdha janë në karantinë prej më shumë se 2 javësh.
Ndërkohë qytetarët nga ana tjetër janë shprehur të shqetësuar pasi ekspozimi i të brendshmeve të pulave në temperaturat e larta në një rrugë tejet të frekuentuar dhe në një kohë kur gripi i shpendëve është prezent mund të bëhet burim infeksioni.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 24 orë, institucionet shtetërore nuk kanë marrë masa për të larguar mbetjet nga rruga për të shmangur infeksionet.