SPAK përmes një shkrese zyrtare i ka kërkuar sot Kuvendit arrestimin e Alqi Bllakos.
Nesër do mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërsa avokati Saimir Vishaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka bërë thirrje Kuvendit që të lejojëq SPAK dhe ti jap autorizimin për veprimet e mëtejshme për Bllakon.
Vishaj shton më tej se askush nuk është mbi ligjin, përfshirë edhe deputetë, ministra apo kryeministrin.
“Askush nuk është mbi ligjin!
Ky parim i së drejtës vlen për të gjithë, ministër, deputet, Kryeministër etj. Duke vlerësuar SPAK, i cili ( dikur kishte objektiv veprat penale me vlerë 5000 lekë), sot ka në objektiv krimin e jakave të bardha!
I bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë, të procedojë me dhënien e autorizimit SPAK, për veprime të mëtejshme, duke mos-ha rruar ” prezumimin e pafajësisë””, shkruan Vishaj