Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme, 29 mars pranë fshatit Paper, në vendin e quajtur "Ura e Zezë" e cila të lidh me qytetin e Cërrikut.
Burime për Ora News bëjnë me dije se është qëlluar drejt një automjeti në lëvizje.
Mësohet se asnjë person i lënduar nuk ka shkuar në spital, ndërsa makina e shënjestrës është larguar nga vendi. Policia ka rrethuar zonën. Ne vendin e ngjarjes ka gëzhoja dhe xhama të thyer.
Mësohet se policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit në Bradashesh.