Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në aksin rrugor Durrës-Tiranë.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë tre makina ku si pasojë janë lënduar 5 pasagjerë.
Mësohet se automjeti me drejtues shtetsin E. K., ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K. Në aksidentit është përfshirë dhe automjeti me drejtues shtetasin H. V.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar pasagjerët A. M., L. G., E. B., F. Xh., A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.