Atentati në Elbasan/ Autorët qëlluan më shumë se 20 herë me kallashnikov!

Shqipëria

Atentati në Elbasan/ Autorët qëlluan më shumë se 20 herë me kallashnikov!

Më: 29 mars 2022 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Atentati i ndodhur pasditen e sotme në Papër të Elbasanit nuk është i pari që ndodh në këtë zonë.

Ajo është kthyer në skenë krimi disa herë në disa ngjarje kriminale të ndodhura në këtë qytet.

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se në atentatin e sotëm plumbat e kallashnikovit kanë përshkruar mjetin tej për tej. Dyshimet janë se mund të jetë qëlluar më shumë se 20 herë.

Targat e automjetit tip “BMW” që është bërë shënjestër e plumbave rezultojnë të vjedhura në Durrës, ndërkohë që brenda tij janë gjetur 5 litra benzinë dhe një kallashnikov

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat