Duket se pas dorëheqjes ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyre bashkëbisedimi në formate informale dhe larg vëmendjes mediatike me demokratët.
Mësohet se i po vazhdon përditë me një agjendë të ngjeshur me takime informale me demokratët dhe mbështetësit e PD-së.
Kështu, pasditen e sotme Basha është takuar me demokratë e degës nr. 2 në Tiranë.
Basha në tekstin e dorëheqjes tha se bashkimi i demokrateve pas shpalljes non-grata të Berishës është misioni i tij iri.
Ai theksoi se edhe dorëheqjen e dha si një mundësi për ta tejkaluar situatën tejet të vështirë në PD pas shpalljes non-grata të Sali Berishës.