Kuvendi i Shqipërisë ka marrë këtë të martë të 29 Marsit një kërkesë nga SPAK, për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit personal “arrest në burg” për deputetin socialist Alqi Bllako.
Prokuroria ka urdhëruar arrestimin e deputetit i cili akuzohet si i përfshirë në aferën e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit.
Por ky i fundit mbrëmjen e sotme njoftoi se ka vendosur të dorëzojë mandatin e deputetit duke theksuar se do të përballet me akuzat ndaj tij pa asnjë mburojë.
Pas vendosjes së Alqi Bllakos në dispozicion të drejtësisë, mandati i tij i kalon Pandeli Majkos, i cili ishte i 19-ti në listën e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit.