Qeveria shqiptare indekson pensionet me 3.3 për qind për përballimin e çmimeve të larta

Shqipëria

Qeveria shqiptare indekson pensionet me 3.3 për qind për përballimin e çmimeve të larta

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:34
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj tha sot se qeveria ka miratuar një vendim për të indeksuar pensionet me 3.3 për qind, për arsye të rritjes së çmimeve.

Vendim u mor gjatë mbledhjes së qeverisë të mërkurën, u shpreh ministra Inrahimaj në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes.

Ibrahimaj shtoi se nga ky indeksim do të përfitojnë të gjitha llojet e pensioneve: të plota, të reduktuara dhe të invaliditetit.

“Parashikimi fillestar ishte 2.4 për qind, sipas inflacionit mesatar të 12-mujorit të vitit 2021, megjithatë, për shkak të rritjes së çmimeve indeksimi do të jetë 3.3 për qind”, u shpreh Ibrahimaj.

Gjatë mbledhjes së qeverisë u mor edhe vendimi nga Ministria e Turizmit për zgjatjen e moratoriumit të gjuetisë me 5 vite, për shkak se “ka sjellë rezultate pozitive në shtimin e popullatës së faunës”.

U vendos po ashtu nga Ministria e Drejtësisë se Shqipëria do të miratojë 2 konventa të reja të Këshillit të Evropës, njëra prej të cilave synon të forcojë mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat