Ambasada e SHBA jep detaje : Vizat 10-vjeçare për në SHBA, dy kategoritë që përfitojnë

Shqipëria

Ambasada e SHBA jep detaje : Vizat 10-vjeçare për në SHBA, dy kategoritë që përfitojnë

Nga: Beqir Sina Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:35
Ambasada amerikane në Tiranë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, javën e kaluar ka ndarë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi.  Shefja e diplomacisë amerikane me anë të një videomesazhi, tha se duke nisur nga 1 prilli vizat turistike dhe për biznes tashmë nuk do të jenë më 3-vjecare, por do të zgjaten në 10 vite.

Zevendes konsullja e SHBA-ve në Shqipëri, z. Crystal Overmyer, ka dhënë me tepër detaje lidhur me zgjatjen e vlefshmërisë së vizave turistike dhe biznesit nga 3 në 10 vjet.

Ajo tha se SHBA gjatë kësaj periudhe është duke procesuar një numër të madh kërkesash për vizë, duke qenë se dy vitet e fundit ato u reduktuan për shkak të pandemisë.

Overmyer tha se duke qenë se në vitin 2021 nuk janë shumë viza, këtë vit ata do i rikthehen shërbimeve për të bërë të mundur sa më shumë viza për qytetarët, duke shtuar se procesi i aplikimit do të mbetet i njëjtë.

Pse u mor tani ky vendim?

Kohë pas kohe SHBA vlerësojnë vlefshmërinë e vizave dhe kjo ka të bëjë me reciprocitetin e marrëdhënieve që vendet e tjera vendosin mbi qytetarët amerikan. Kjo tregon se pjesa e vlefshmërisë së vizave B1 dhe B2 është ndryshuar në 10 vite për shqiptarët pas 1 prillit. Ne e shpërndamë këtë lajm këtë vit në 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë dhe SHBA-së. Dy vendet  kanë histori shumë të gjatë me njera-tjetrën. Shqiptarët kanë miq në Amerikë dhe do vazhdojmë të krijojmë lehtësira për udhëtimet e shqiptarëve në Amerikë. Këto kanë qenë disa vite të vështira për shkak të pandemisë. Gjatë 2021 ne nuk kemi dhënë shumë viza. Por këtë vit ne po i rikthehemi shërbimeve. Ato filluan që vjet për vizat turistike do punojmë sa më shpejt që të procesojmë sa më shumë viza që të jetë e mundur. Ne po punojmë shumë shpejt.

Kjo do të thotë që ne s’do plotësojmë më dokumente apo do të kalojmë të gjitha fazat që kanë qenë dikur për vizën amerikane?

Procesi do të mbetet kryesisht i njëjti. Procesi është i thjeshtë, aplikantët do të plotësojnë një formular DS 160 që e gjejnë online, të paguajnë tarifën dhe të vijnë në takim me dokumentet e duhura. Nëse viza jepet ata marrin pasaportën dhe vendndodhjen. Dua të përmend edhe programin që nëse një qytetar ka pasur një vizë që ka skaduar në 48 muaj ata mund të riaplikojnë dhe nëse kualifikohen janë të gjithë të ftuar të shohin lajmet në webin tonë.

Me ndryshimin e kohëzgjatjes, ndryshon edhe afati i qëndrimit në SHBA?

Kjo është shumë e rëndësishme për të kuptuar që edhe pse viza vlen për 10 vjet, kjo nuk do të thotë që mund të rrish në Amerikë për 10 vite. Kjo do të thotë që mund të udhëtosh nga dhe për në SHBA në periudhën 10 vjeçare kur flasim për vizat turistike dhe biznes. Këto janë aktivitetet që përfshin kjo vizë. Ata që marrin këtë vizë mund të shkojnë për një periudhë 10 vjeçare për këtë lloj aktivitetesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat