Alibeaj pranon të përjashtuarit në mbledhjen e grupit të PD, kushti i vetëm: Të mos vijë Sali Berisha!

Shqipëria

Alibeaj pranon të përjashtuarit në mbledhjen e grupit të PD, kushti i vetëm: Të mos vijë Sali Berisha!

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:50
Sali Berisha

Në Partinë Demokratike pritet të mbahet një mbledhje e grupit kuvendor por ka disa mosmarrëveshje.

Gazetarja e Top Channel, Elda Menga bën me dije se po tentohet të bëhet mbledhja e parë e grupit parlamentar pas 3 muajsh ku do të marrin pjesë edhe të pezulluarit edhe të përjashtuarit.

Enkelejd Alibeaj njoftoi mbledhjen e grupit në orën 09:00, ditën e enjte, pak para seancës plenare. Këtë njoftim e kanë marrë deputetët e PD dhe të pezulluarit.

Nëpërmjet Flamur Nokës, i kanë kërkuar Alibeajt që të marrin pjesë edhe të përjashtuarit, gjë që e ka pranuar por me kushtin e vetëm që të mos pranohet Sali Berisha, i cili është non grata nga SHBA dhe i përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në këtë moment është mbledhur me deputetë të rithemelimit dhe pritet të ketë një vendimmarrje, por deri tani refuzon që grupi i Rithemelimit t’i bashkohet mbledhjes së deputetëve të PD dhe ai vetë të mos jetë i pranishëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat