Pak momente më parë ka mbërritur në Kuvend edhe kërkesa për dorëheqje nga mandati i Deputetit të Alqi Bllakos.
Bllako shkruan ne letren drejtuar Kuvendit se ka vendosur të jetë në dispozicion të drejtësise i bindur se pafajësia e tij do të vërtetohet.
Letra:
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/30/auto_alqi-1-929x10241648651074.jpg)
“Me bindjen e plotë se në fund të këtij procesi do të provohet pafajësia ime, integriteti dhe ndershmëria në detyrën e ushtruar me këtë akt personal vihem në dispozicion të drejtësisë duke gjykuar t’i hap rrugën të pakushtëzuar proceseve të mëtejshme të organeve të drejtësisë”- shkruan Bllako