Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, Kuvendi anulon mbledhjen

Shqipëria

Alqi Bllako dorëzon mandatin e deputetit, Kuvendi anulon mbledhjen

Më: 30 mars 2022 Në ora: 16:55
Kuvendi i Shqipërsië

Kuvendi anuloi mbledhjen e paralajmëruar për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Njoftim për media

Të nderuar kolegë,

Në mbështetje të Urdhërit nr. 24, datë 30.03.2022,  të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla “Për anullimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore  nga madadti i deputetit me vullnet të lirë  dhe  për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

Faleminderit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat