Kuvendi i hap rrugën arrestimit të Bllakos, letra që i dërgoi SPAK

Shqipëria

Kuvendi i hap rrugën arrestimit të Bllakos, letra që i dërgoi SPAK

Më: 30 mars 2022 Në ora: 22:28
Alqi Bllako

Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë arrestimit të Alqi Bllakos.

Përmes një letre zyrtare Kuvendi informon SPAK se anulumi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve për Rregulloren dhe Imunitetin u anulua, pas dorëzimit të mandatit nga Alqi Ballako.

Kuvendi informon se Alqi Bllako tashmë është pa imunitet, pasi mandati i një deputeti mbaron kur ai dorëzon mandatin.

Alqi Ballako dorëzoi imunitetin ditën e mërkurë, pasi pati paralajmëruar më herët se do të përballet me drejtësinë si qytetar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat