Nis mbledhja e PD/ Alibeaj përplaset me Berishën: Nuk jeni pjesë e grupit! Si përgjigjet ish lideri

Shqipëria

Nis mbledhja e PD/ Alibeaj përplaset me Berishën: Nuk jeni pjesë e grupit! Si përgjigjet ish lideri

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:56
Sali Berisha, Enkelejd Alibeajt

Mbledhja e Partisë Demokratike me të gjithë të përjashtuarit dhe të pezulluarit ka nisur me përplasje mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit i tha: “Mbledhja sot me të gjithë është sinjal i brishtë për bashkimin” ndërsa iu drejtua Berishës që ka injoruar vendimin e tij për të mos qenë pjesë e mbledhjes duke i thënë: “Nuk jeni pjesë e grupit.”

Ish lideri i PD i është përgjigjur: “Vendimi i ish kryetarit është antistatutor.

Masat disiplinore i merr këshilli kombëtar”, duke mos pranuar kështu që Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr e ka përjashtuar nga PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat