Gati prangat për Alqi Bllakon, SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin pasi dorëzoi mandatin e deputetit

Shqipëria

Gati prangat për Alqi Bllakon, SPAK dërgon në GJKKO kërkesën për arrestimin pasi dorëzoi mandatin e deputetit

Më: 31 mars 2022 Në ora: 11:26
Alqi Bllako

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në GJKKO këtë të enjte kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos, pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.

Mes tyre është edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako. Kujtojmë që më datën 29 mars, SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.

Por ditën e djeshme Bllako hoqi dorë nga mandati për t’u përballur me drejtësinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat